Program për kompanitë e ndërtimit
Kantieri, pagat dhe paratë në një vend
Orët e punëtorëve, objektet, kontratat, faturat, arka dhe flota. Në kompjuter dhe në telefon, në shqip, me llogaritjen e ATK-së dhe të TVSH-së.

Pasqyra · gjendja e kompanisë në një ekran
Për kë është
Secili sheh atë që i duhet
Çdo person hyn me PIN-in e vet. Pronari sheh gjithçka; kryepunëtori nuk sheh pagat; kontabilisti sheh paratë.
Pronari
- Sa para ka në arkë dhe në bankë
- Sa fiton ose humb çdo objekt
- Kush na detyrohet dhe kujt i detyrohemi
- Paralajmërim para se objekti ta kalojë buxhetin
Kryepunëtori
- Regjistron orët me një prekje nga telefoni
- Plani i nesërm, i gatshëm për WhatsApp
- Ditari i kantierit me foto
- Kërkesa për material direkt nga objekti
Kontabilisti
- Pagat: bankë, cash dhe ATK për çdo punëtor
- Faturat me TVSH dhe statusin e pagesës
- Furnitorët, afatet dhe kreditë
- Raportet në PDF dhe Excel
Veçoritë
Një ditë pune në program
Orët e ditës në pak minuta
- Një prekje për punëtor. Programi sugjeron objektin sipas planit ose sipas ditës së fundit.
- Dy objekte në një ditë. Orët ndahen, dhe orët mbi 8 llogariten vetë si orë shtesë.
- Plani i nesërm dërgohet si tekst në WhatsApp, dhe të nesërmen regjistrohet me një klik.
- Lista me shkrim dore fotografohet dhe lexohet nga AI, ju vetëm e kontrolloni.

Dini sa fiton çdo objekt
- Kosto reale: pagat, tatimi dhe pensioni, materialet, makineritë, malli nga depoja.
- Buxheti sipas kategorive krahasuar me atë që u shpenzua.
- Parashikimi i kostos në fund nga përqindja e punës së kryer në ditar.
- Kosto për m² nga objektet e përfunduara, për çmimet e ofertave të reja.

Kontrata me preventiv dhe shtesa
- Pozicione me faza: m², m³, sasia, çmimi, nëntotalet.
- Këstet me përqindje dhe afatet, me statusin e pagesës.
- Shtesat (aneks) që rrisin vlerën vetëm kur nënshkruhen.
- Nenet standarde për t'i plotësuar dhe PDF gati për klientin.

Kush ka paguar dhe kush jo
- Situacioni: shënoni % e kryer për çdo pozicion dhe fatura del vetë.
- TVSH 18% ose 8%, numër automatik, IBAN-i juaj në PDF.
- Statusi del vetë nga pagesat e klientit: Paguar, Pjesërisht, Vonuar.
- Fatura e lëshuar anulohet, nuk fshihet.

Mbi 25 raporte me grafikë
- Parashikimi i parave për 30, 60 ose 90 ditë, javë pas jave.
- Fitimi muaj pas muaji krahasuar me vitin e kaluar.
- Çmimet e materialeve sipas furnitorëve dhe me kohë.
- PDF dhe Excel; klikoni një rresht dhe hapet dokumenti.

Flota në të njëjtin program
- Regjistrimi, sigurimi, kontrolli teknik me afatet dhe paralajmërimin.
- Karburanti me konsumin L/100 km për çdo mjet.
- Serviset dhe servisi i radhës sipas kilometrave.
- Shoferët paguhen te pagat si çdo punëtor.

Nga oferta te pagesa
Një preventiv, katër dokumente
Pozicionet shkruhen një herë dhe kalojnë vetë nga oferta te kontrata dhe te fatura.
Oferta
Pozicione me faza, TVSH dhe vlefshmëri; PDF për klientin.
Kontrata
Me një klik nga oferta e pranuar. Krijohet edhe objekti.
Situacioni
% e punës së kryer për çdo pozicion; fatura llogaritet vetë.
Pagesa
Pagesa e klientit mbyll faturat me radhë, nga më e vjetra.
Modulet
Gjithçka që përdor një kompani ndërtimi
Puna
Dita, plani, pagat
Orët, orët shtesë, pushimet, avanset me nënshkrim, paga bankë dhe cash, ATK.
Objektet
Objektet dhe ditari
Kosto, buxheti, fitimi, pagesat e klientit, ditari me foto dhe motin.
Kantieri
Depo dhe kërkesat
Malli në depo, nxjerrjet në objekte, kërkesat me miratim nga zyra.
Shitja
Oferta, kontrata, fatura
Preventivi, këstet, shtesat, situacionet dhe TVSH-ja.
Financat
Arka, banka, furnitorët
Hyrje e dalje, borxhet me afate, kreditë me këste, ekstrakti bankar nga PDF.
Analiza
Raportet dhe historiku
Raporte me grafikë, pyetje me fjalët tuaja, historik i çdo veprimi.
Në telefon
I njëjti program, edhe në kantier
Nuk ka aplikacion për të instaluar. Hapet në shfletuesin e telefonit, dhe tabelat shfaqen si karta të lexueshme.
- Orët regjistrohen në objekt, jo në mbrëmje në zyrë
- Fotografoni faturën, listën e orëve ose progresin
- Kërkesa për material dërgohet nga vendi i punës
- Secili zgjedh katër butonat që përdor më shumë
Si fillojmë
Gati për punë në pak ditë
Demonstrim
Ju tregojmë programin me të dhëna shembull, në zyrën tuaj ose online.
Kalimi i të dhënave
Punëtorët, objektet, furnitorët dhe gjendjet i fusim ne nga Excel-i juaj.
Trajnimi
Një takim me zyrën dhe një me kryepunëtorët. Pastaj fillon puna.
Çmimet
Paguani sipas madhësisë së kompanisë
Një program i vetëm për kantierin, pagat, kontratat dhe paretë. Ndryshoni paketën kur kompania rritet.
Kantier
Për ekipe të vogla
pa TVSH
- Deri në 15 punëtorë
- 3 përdorues me PIN
- Dita e punës, plani dhe pagat me ATK
- Objektet, shpenzimet, arka dhe banka
- Raportet bazë në PDF dhe Excel
- Kompjuter dhe telefon
Ndërtues
Për kompani me disa objekte
pa TVSH
- Deri në 60 punëtorë
- 10 përdorues me role dhe leje
- Gjithçka te Kantier, plus:
- Ofertat, kontratat dhe faturat me situacione
- Buxheti i objekteve dhe ditari me foto
- Depo, kërkesat për material, furnitorët, kreditë
- Të gjitha raportet me grafikë
Kompani
Për kompani me flotë
pa TVSH
- Punëtorë dhe përdorues pa kufi
- Gjithçka te Ndërtues, plus:
- Atema Transport: mjetet, karburanti, serviset
- Leximi i listave dhe faturave nga foto me AI
- Logoja dhe ngjyrat tuaja në dokumente
- Trajnim në zyrën tuaj
Siguria
Të dhënat tuaja mbeten tuajat
PIN dhe kyçje
Çdo person hyn me PIN-in e vet; programi kyçet vetë kur nuk përdoret.
Role dhe leje
Zgjidhni për çdo modul: nuk e sheh, vetëm shikim, ose ndryshim.
Historiku
Çdo shtim, ndryshim dhe fshirje me emrin dhe orën e personit.
Kopja rezervë
Shkarkoni një skedar me të gjitha të dhënat, kur të doni.
Pyetje të shpeshta
Para se të filloni
A duhet të instaloj diçka?
Jo. Programi hapet në shfletues, në kompjuter dhe në telefon. Duhet vetëm lidhje me internet.
A mund t'i sjell të dhënat nga Excel-i?
Po. Punëtorët, objektet, furnitorët dhe gjendjet fillestare i kalojmë ne gjatë vendosjes së programit. Kontratat mund të importohen edhe nga Excel ose PDF.
Si llogariten ATK-ja dhe TVSH-ja?
Pensioni, tatimi në pagë dhe TVSH-ja llogariten sipas përqindjeve në cilësimet e programit. Përqindjet mund t'i ndryshoni vetë kur ndryshon ligji; konfirmojini me kontabilistin tuaj.
A e shohin punëtorët pagat e njëri-tjetrit?
Jo. Ju vendosni për çdo përdorues çfarë sheh. Kryepunëtori mund të regjistrojë orët pa parë asnjë shumë parash.
Çfarë ndodh nëse ndaloj abonimin?
Shkarkoni kopjen e plotë të të dhënave dhe e ruani. Të dhënat janë tuajat.
A funksionon për më shumë se një kompani?
Po. Paketa Kompani përfshin edhe Atema Transport për flotën, si pjesë e të njëjtit program.
Kontakt
Kërkoni një demonstrim
Ju tregojmë programin me të dhëna shembull dhe ju themi sa kushton për kompaninë tuaj.